Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot do të jetë për vizitë në Kosovë, ndërsa do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ceremonia pritëse për presidentin Pahor do të jetë orën 15:00, ndërkaq në orën 16:00 pritet të mbahet një konferencë për media.
Vizita e tij në Kosovë vjen para mbajtjes së Samitit Brdo-Brijuni që do të mbahet në Slloveni të hënën tjetër.
Para vizitës në Prishtinë, Pahor ishte në Beograd.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb, për shkak të deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç, gjatë vizitës së fundit të presidentit slloven, Borut Pahor në Beograd, tha se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.