-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si shpëtuan 14 kriminelët? “Bomba” hakmarrëse e Çuçit: Do të fusim në hetim Nanon

Kryesoret

Qeveria do të fusë nën hetim ish-drejtorin e policisë së shtetit, Gledis Nano.

Para shkarkimit, Nano deklaroi për një media franceze se 14 kriminelë shpëtuan pasi aksionet u dekonspiruan nga brenda policisë.

Për këtë deklaratë, ministri Çuçi u shpreh sot se do të nisë një hetim, ku do të përfshihet edhe ish-drejtori.

Pa diskutim që është shqetësuese, por edhe pjesë e punës së përditshme që ka policia e shtetit dhe AMP për të pastruar radhët e policisë nga këta elementë të inkriminuar.

Në lidhje me deklaratën e ish-drejtorit, kur nuk e di ai kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri. Ajo është në hapësirën e informacionit që ka drejtori i policisë.

Ne do ta hetojmë dhe do të thellojmë hetimin dhe pa diskutim do të përfshihet edhe ish-drejtori që ka bërë këtë deklaratë të tillë për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës” tha ministri.

Lëvizja duket hakmarrje e qeverisë për Nanon, i cili nuk pranoi që të jepte dorëheqjen duke u shkarkuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit