Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë fshatit Markatomaj.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një parcelë aty pranë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosura dy gra, të cilat janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore dhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.