Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama u kthyen në Shtëpinë e Bardhë për zbulimin zyrtar të portreteve të tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo, duke zbuluar pikturat që do të varen në Shtëpinë e Bardhë për vitet në vijim.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi amerikan “CBS News”.
Mikpritësit ishin presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden.
Kjo ishte vizita e parë e Michelle Obama-s në Shtëpinë e Bardhë qëkurse burri i saj la detyrën në vitin 2017.
Ish-presidenti vizitoi Shtëpinë e Bardhë në muajin prill për përvjetorin e miratimit të një ligji.
“Barack dhe Michelle, mirë se vini në shtëpi”, i tha Biden çiftit Obama të mërkurën. “Miresevjen në shtëpi”.
Biden e lavdëroi ish-shefin e tij, duke i thënë se “asgjë nuk mund të më kishte përgatitur më mirë apo më shumë për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara sesa të isha pranë jush për tetë vjet, dhe këtë e them nga thellësia e zemrës sime”.
Artisti Robert McCurdy pikturoi ish-presidentin dhe Sharon Sprung pikturoi ish-zonjën e parë.
Portreti i ish-presidentit e paraqet atë me një kostum të zi me një kravatë gri, në stilin fotorealist të artistit.
Portreti i zonjës Obama e tregon atë me një fustan blu, të ulur në një divan të kuq në dhomën e kuqe.