Media britanike, BBC është shprehur se deklarata e pallatit mbretërorë ka shkuar përtej gjendjes kritike të monarkes.
Sipas saj, mjekët kanë ngritur alarmin për gjendjen shëndetësore dhe gjendja bëhet më serioze pasi gjithë pjesarët e familjes po udhëtojnë drejt pallatit ku është strehuar mbretëresha.
“Gjithashtu theksohet rëndësia e mbërritjes së anëtarëve të familjes në Balmoral, ku mbretëresha ka qëndruar gjatë verës.
Deri kohët e fundit, shëndeti i saj ka qenë “relativisht i fortë”, shpjegoi ai.
Ai e përshkroi monarkun si një “vendosje të përhershme”, duke shtuar se “ne të gjithë kemi jetuar jetën tonë me Mbretëreshën”,” ka shkruar BBC.