-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken vizitë të papritur në Ukrainë

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri një vizitë të papritur në Ukrainë, vizita e tij e dytë në vend që nga pushtimi i Rusisë më shumë se gjashtë muaj më parë, sipas CNN.

Diplomati i lartë amerikan do të takohet me zyrtarë ukrainas.

Udhëtimi i tij vjen pasi Ukraina ka nisur një kundërofensivë që synon të rimarrë zonat e pushtuara ruse në jug të vendit.

Vizita e tij gjithashtu përkon me një takim të lidërve europianë, të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Të dy Austin dhe Blinken vizituan Ukrainën në fund të prillit. Ata mbeten ende zyrtarët e nivelit më të lartë amerikan që kanë udhëtuar në vend që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.

Krerë të shumtë shtetesh kanë shkuar në Ukrainë për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ende nuk ka udhëtuar atje, megjithëse të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike javën e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit