Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama për të shprehur mbështetjen e fortë pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik.
“Ata u angazhuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike” thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
I spoke with Prime Minister Rama of Albania today. The United States stands with our NATO Ally following Iran’s cyberattack on July 15. https://t.co/eQS6bb1Pa1
— Jake Sullivan (@JakeSullivan46) September 8, 2022
Gjithashtu, Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare nga Shqipëria të shtetasve afganë që kanë ikur nga Afganistani, shumë prej të cilëve ndihmuan përpjekjet e SHBA-së atje.
“Ata diskutuan gjithashtu partneritetin tonë të vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n” mbyllet njoftimi i Shtëpisë së Bardhë.
Shqipëria shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi e akuzoi se qëndron pas sulmit kibernetik.