-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat kanadeze: Një ukrainase do jetë në krye të NATO-s

Kryesoret

Mediat botërore raportojnë se Zëvendës kryeministrja kanadeze, Chrystia Freeland është një nga kandidatët për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Të paktën katër burime të ndryshme në Otawa, Washington dhe Bruksel, ku ndodhet selia e NATO-s  thanë se emri i Freeland ishte diskutuar prej disa muajsh në qarqet ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë si një pasardhëse e mundshme e Sekretarit të Përgjithshëm aktual Jens Stoltenberg.

Vetë Freeland të mërkurën shmangu një pyetje të drejtpërdrejtë në lidhje me kandidaturën e saj, duke përmendur se ajo “tashmë ka dy punë” – pozicionet e zëvendës kryeministres të Kanadasë dhe ministres së Financave.

Mandati i Stoltenberg do të përfundonte këtë muaj, por udhëheqësit e NATO-s, të shqetësuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, e zgjatën atë deri në vitin 2023.

Diskutimi serioz i zëvendësimit të Stoltenberg vazhdoi në fillim të vitit 2020, shumë përpara afatit të Sekretarit të Përgjithshëm aktual.

Në verën e vitit 2021, botimi amerikan “Politico” shkroi se tre ish-presidentet e vendeve të NATO-s – Kolinda Grabar-Kitarović nga Kroacia, Dalia Grybauskaite nga Lituania dhe Kersti Kaljulaid nga Estonia ishin ndër kandidatët kryesorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit