-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja zvicerane, vizitë zyrtare në Kosovë

Kryesoret

Viola Amherd, ministre e Mbrojtjes në Zvicër, do ta ketë një vizitë zyrtare në Kosovë dhe Bosnje, më 8 dhe 9 shtator.

Çështje e sigurisë në Ballkanin Perëndimor do të jetë tema e diskutimit.

Në Kosovë, ministrja zvicerane do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Këtë vizitë nuk do ta bëjë e vetme, do të jetë bashkë me anëtarët e komisionit të politikës për siguri në Zvicër.

Delegacioni do të vizitojë ushtarët zviceranë dhe do të bisedojë me komandantët e misioneve të NATO-s dhe BE-së, ndërsa Amherd.

“Promovimi i paqes ushtarake ndërkombëtare është mision i ushtrisë zvicerane. Lufta në Ukrainë rriti më tej destabilitetin në Ballkanin Perëndimor; gjendja e sigurisë ka kohë që është shqetësuese”, thuhet në deklaratë, raporton Vijesti.ba.

E pikërisht me Kurtin zyrtarja e lartë zvicerane do të flas edhe rreth situatës në Ukrianë dhe ndikimin që e ka lufta në destbailitetin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Veriun e Kosovës. /Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit