Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas paketës së dytë të qeverisë kundër rritjes së çmimeve.
Ai shprehet se varfëria nuk luftohet me “Paketa Thërrimesh”!
“Vetëm indeksimi me ligj i pagave garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për punonjësit e administratës dhe familjet e tyre” tha ai.
“Pagat në administratën publike nuk janë rritur nga muaji mars i vitit 2017, përjashtuar pagat e arsimtarëve dhe të mjekëve. Në thelb të propozimit të Partisë së Lirisë qëndron:
Rritja e pagës për administratën çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.
Indeksimi i pagës për administratën çdo vit duke marrë për bazë ndryshimin e Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Rritja e pagës minimale të bëhet çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.
Indeksimi i pagës minimale në shkallë vendi të bëhet çdo vit në bazë të ndryshimit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit” tha ai.
Në fund Partia e Lirisë i bën thirrje Kuvendit ta shqyrtojë menjëherë dhe ta votojë me unanimitet këtë projektligj, që ka propozuar.