Pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit ka reaguar NATO, duke thënë se është në krah të vendit tonë dhe se dënon sulmet keqdashëse.
“Ne dënojmë fuqishëm aktivitete të tilla keqdashëse kibernetike të krijuara për të destabilizuar dhe dëmtuar sigurinë e një aleati dhe për të prishur jetën e përditshme të qytetarëve“, deklaron NATO.
Kujtojmë që ky vendim erdhi pasi, sipas të cilave pas sulmeve masive kibernetike më 15 korrik ndaj institucioneve shqiptare fshihet Irani.