Shtetet e Bashkuara e akuzuan Rusinë për krime lufte përmes transferimit me forcë të 1.6 milion ukrainasve për në territorin e kontrolluar nga Rusia.
Kjo akuzë bëri që zyrtarët e Kombeve të Bashkuara të kërkojnë qasje ndërkombëtare në të ashtuquajturit “kampe të filtrimit”.
Moska hodhi poshtë këtë akuzë duke thënë se miliona ukrainas kanë zgjedhur të shkojnë në Rusi ose në territoret e kontrolluara ruse, “ku ata jetojnë të lirë dhe vullnetarisht” në ato zona.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit se Rusia dhe mbështetësit e saj po shkaktojnë “një sërë tmerresh” në procesin që mbikëqyret nga zyra e presidentit rus, Vladimir Putin.
“Transferimi i detyrueshëm ose dëbimi i personave të mbrojtur nga territori i okupuar në territorin e pushtuesit… përbën krim lufte”, tha Thomas-Greenfield gjatë mbledhjes së m
Ambasadorja amerikane tha se burimet, përfshirë edhe nga Rusia, sugjerojnë se autoritetet ose separatistët në Ukrainë kanë “marrë në pyetje, kanë ndaluar dhe kanë dëbuar me forcë” 900.000 deri në 1.6 milion ukrainas për në Rusi, qëkur nisi pushtimi rus në fund të shkurtit.
Ajo tha se vetëm gjatë korrikut, mbi 1.800 fëmijë janë dërguar nga territori ukrainas për në Rusi.
Qëkur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt, liderët e instaluar nga Rusia janë zotuar se do të organizojnë referendume për t’iu bashkuar Rusisë.
Liderët në Kiev dhe ata në Perëndim kanë thënë se referendume të tilla nën okupim janë të paligjshme.
“Ata po jetojnë lirshëm dhe në mënyrë vullnetare në Rusi. Askush nuk ua ndalon atyre që të lëvizin apo të largohen nga shteti”, tha Nebenzia.
Shumë rrëfime nga fëmijët ukrainas dhe nga civilët e tjerë kanë përshkruar kontrollet