-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehi: Ne po na kalon gazi te këmbët, por jemi bërë “gazi” i botës

Kryesoret

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi në fjalën e tij në Kuvend është shprehur në lidhje me fitimet në ekonomi dhe buxhetin që do të kalojë për shlyerjen e borxhit publik.

Ai ka theksuar se pjesa e mbetur pas shlyerjes së borxhit të kalojë për shtresat në nevojë, që të jetë një ndihmë reale. Nga ana tjetër ka cekur dhe problemet energjisë, teksa ka theksuar se Shqipëria kalon gazë për të gjithë botën, por të sajin do e marri me vapor.

Shqipëria me këtë kohë krize dhe me këtë sezon që kishim, unë gjykoj se ka pasur mundësi për të mbledhur më shumë lekë sesa mburreni këtu. Por e vetmia gjë pozitive që ka është që paratë po shkojnë për të ulur deficitin buxhetor.

Ky është një akt që e kemi bërë me FMN dhe është me detyrim. Po hajde unë po e quaj pozitive se mund ti kishin marrë dhe ti kishin ndarë me ata që bëjnë pallate.

Kjo pjesa tjetër që do shpërndahet, jo ndonjë gjë e madhe, nja 130 milionë euro janë. Aq sa janë duhet të shkojnë të gjitha për shtresat në nevojë, që të jetë realisht ndihmë dhe jo lëmosh. Ne kemi dhënë gjithë kohës lëmosha. Të paktën ti nxjerrim si konsumator, që të rritësin dhe këta ekonominë,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit