-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr për bastet/ Braçe i nxjerr videon dhe tallet me Fidel Yllin: Boll se kam punë

Kryesoret

Përplasja brenda socialistëve për rihapjen e basteve është e fortë.

Në sipërfaqe ka dalë vetëm debati mes Erion Braçes dhe ish-deputetit Fidel Ylli, që është në krye të KOKSH-it.

Deputeti Erion Braçe i është përgjigjur Yllit, i cili e sulmoi pak ditë më parë për qëndrimin e tij për çështjen e basteve.

“Boll, boll, boll, pra boll! Boll se kam punë dhe ti s’je puna ime. Të organizosh baste e të fitosh para, shumë para, nuk është punë.

Ndaj boll se skam kohë për ty”, shkruan Braçe. Postimin e shoqëroi me një video, teksa disa vite më parë Ylli këndonte një këngë kineze në Kuvend.

Por cfarë tha Fidel Ylli?

“Ka qenë zëvendës kryeministër dhe merret me korrupsionin që duhet të ishte i pari që t’i kishte mbyllur. I pari ka dështuar ai, pastaj kryeministri dhe gjithë qeveria.

I them Braçes dhe gjithë Braçeve të tjerë dëgjoni ndonjëherë avokatin se avokati muhabetet në studio i ka të drejtpërdrejta, pa i mbuluar të vërteta. I ka gjithë Europa ku ne duam të shkojmë Eni.

Si do t’i themi qytetarit suedez, italian që do vijë në Shqipëri. Ne duhet t’i njehsojmë ligjet shqiptare me ato europiane.

Unë kam qenë relator i ligjit të sportit dhe kemi marrë një specialist të huaj, ai na tha ju minimalja duhet të bëheni 3 orë në javë edukim fizik se ndryshe nuk hyni dot në Europë. Ka debat dhe ku ka debat ka zhvillim.

Me kë e ka Braçe, e ka me qeverinë e tij që e bëri zëvendës kryeministër. Kujt i thotë palaço ai? T’i thotë emër. Kush janë drejtuesit e sportit” tha Ylli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit