Arben Ahmetaj u propozua në seancën e sotme plenare, nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian.
Ahmetaj u u shkarkuar si zëvendës kryeministër dhe ministër për Rindërtimin në 25 gusht të këtij viti.
Vendin e tij e ka zëvendësuar ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se propozimi është bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS.
“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla.