Policia angleze ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë pasi u kapën me drogë. Mësohet se një prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura.
Pasi folën me Glen Xhaferrin, 26 vjeç të goditur dhe të mavijosur, Redjon Muratin, 28 vjeç dhe Anis Plakun, 29 vjeç, policia gjeti makinën e tyre të braktisur në të cilën ndodheshin mijëra paund.
Një kërkim i mëtejshëm në shtëpinë e tyre në Bradford çoi në zbulimin e drogës me vlerë mbi 150,000 £ dhe pajisje anti-spiunazh.
Xhaferri, është i diplomuar për inxhinieri dhe Plaku, një ish-ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare, i cili ka shërbyer edhe në Afganistan u dënuan me tre vite burg. Ndërsa Murati u dërgua më shumë se dy vjet në Gjykatën e Bradford Croën të enjten.
Pas sulmit në pronën e tyre ata nxituan drejt Infermierisë Mbretërore Bradford më 27 shkurt.
Policia gjeti një Audi A5 të braktisur pranë spitalit ku ishin shqiptarët, që përmbante 84,000 £ në një çantë të zezë në sediljet e pasme.
Tre shqiptarët u arrestuan më pas dhe oficerët shkuan për të kontrolluar shtëpinë njëkatëshe ku ata jetonin në Queensbury. Policia arriti të gjente 16 kg kanabis me vlerë prej 151,710 £ dhe 35,000 £ kesh në një garderobë. Sendet e tjera të gjetura përfshijnë një detektor anti-spiunazh, 1000 euro, telefona celularë dhe 240 £.
Kur u morën në pyetje pas arrestimit, Xhaferri deklaroi se nuk dinte gjë për paratë dhe nuk komentoi për kanabisin. Të njëjtën gjë tha edhe Murati i cili shtoi se flinte në sallon dhe dy të tjerët përdornin dhomat e gjumit.