-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie sistemi TIMS, hapen dyert për kriminelët

Kryesoret

Prej mbrëmjes së djeshme një sulm kibernetik në pikat e kalimit kufitar të gjithë vendit, mes tyre në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë ka futur doganat në kaos.

Pikat e kalimit janë detyruar që të hapin regjistrat duke punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Për sulmin, Edi Rama akuzoi sërish Iranin.

Sulmi në sistemin TIMS ka ngritur alarmin në policinë e shtetit. Ky moment mund të shfrytëzohet nga kriminelët për të kaluar lehtësisht kufirin.

Vetëm një regjistër me laps nuk do ta ndalojë dot personin e kërkuar.

Ky është një shteg i mirë për trafikantët e drogës, apo kriminelë të tjerë për t’u arratisur në hyrje apo dalje pasi kontrolli nuk do të kalojë nëpër filtrat e dyshimit dhe riskut, të “magazinës” së emrave e të dhënave që janë në sistem.

Kufijtë shqiptarë presupozohet se janë të padepërtueshëm për krimin kur sistemi është në funksion.

Sistemi i menaxhuar i kontrollit të kufijve, TIMS, prej vitesh po përdoret në të 24 pikat e kalimit kufitar në vend.

Asnjë person me precedent penal, apo i dënuar në autoritetet shqiptare dhe të huaja, nuk mund të depërtojë në Shqipëri dhe të dalë jashtë saj, pasi të gjitha pasaportat përpunohen në këtë sistem.

Nese personi eshte ne kërkim, apo i denuar, menjehere kjo pasqyrohet ne sistem dhe policia kufitare procedon me arrestimin e tij. Por nga sot është kthyer në një gardh pa roje dhe pa sistem.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit