-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kievi fiton territor, SHBA e Gjermania ndihma të tjera

Kryesoret

Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein u takuan ministrat e Mbrojtjes dhe ushtarakë të lartë nga 50 vende.

“Fytyra e luftës” po ndryshon në Ukrainë, u shpreh ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein të premten.

Që nga fillimi i luftës kanë ndryshuar disa aspekte: Ukraina e ka ndalur zjarrin rus me goditje artilerie masive në jug dhe lindje të Ukrainës dhe këtë javë njofton për rifitim të disa qindra kilometrave territor në lindje të metropolit, Kharkiv.

SHBA dhe aleatët duhet “ta rigjallërojnë industrinë e mbrojtjes”, kërkoi Austin në takimin e ministrave të Mbrojtjes, Bëhet fjalë që “t’iu përgjigjemi si prioriteteve të Ukrainës ashtu edhe nevojave tona”. Kjo do të thotë, që Ukraina do të furnizohet me më shumë pajisje ushtarake perëndimore. 

Ka kaluar pranvera, kur përkrahësit e Ukrainës përpiqeshin të ndihmonin Ukrainën me tanke të vjetra sovjetike nga rezervat e ushtrisë të vendeve aleate lindore të NATO-s.

Bëhet fjalë me sa duket për integrimin e Ukrainës në industrinë perëndimore të armatimit. Kievi kërkon raketa me rreze të shkurtër veprimi të tipit, ATACMS me një rreze veprimi 300 km. Deri më tani administrata amerikane nuk e ka pranuar këtë, sepse me to mund të goditeshin edhe objektiva në territorin rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit