Kryeministri Edi Rama akuzoi mesditën e sotme se pas sulmit mbi sistemin TIMS qëndron i njëjti agresor, si në 15 korrik, duke nënkuptuar Iranin.
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS!
Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
— Edi Rama (@ediramaal) September 10, 2022
Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale” shkruan Rama.
Prej mbrëmjes së të premtes, sistemi TIMS në pikat doganore është bllokuar duke krijuar radhë.
Për shkak të defektit në sistem, përpunimi i të dhënave për hyrjet dhe daljet bëhet manualisht dhe të dhënat shënohen në regjistër.
Aktualisht vijon me regjistra. Pak ditë më parë Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak se e akuzon se qëndron pas sulmit të 15 korrikut mbi shërbimet publike online.