Dikur reperi Eminem ka kaluar një periudhë të errët në jetën e tij, konsumonte lëndë narkotike dhe një herë desh humbi jetën.
Reperi tani 49 vjeç së fundmi ka ndarë me fansat e tij sesi është të luftosh me varësinë ndaj drogës.
Në një intervistë për “Vulture” tha se muzika që ai krijoi ndërsa po luftonte me varësinë nuk ishte më e mira e tij.
Njerëzit mendonin se ai i kishte shkaktuar vetes dëmtim të trurit, pasi këngët e tij nuk ishin aty ku duhej.
Fansat kishin pritshmëri më të larta për reperin, i cili mezi po dilte nga gjendja e tij. Njerëzit ishin të zhgënjyer me Marshall Mathers, pasi deri atë kohë ai kishte dhënë më të mirën e tij.