-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas vdekjes së Mbretëreshës, ndryshon titulli i Princit William dhe Kate Middleton

Kryesoret

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, gjë që sjll ndryshime të menjëhershme brenda mbretërisë. Përveç faktit që Princi Charles të bëhet menjëherë Mbreti Charles, titujt e Princit William dhe Kate Middleton do të ndryshojë.

Titulli i Princit William do të ndryshojë nga Duka i Cambridge-it në Princi i Uellsit/Duka i Cornwall-it – tituj që i ati mbante përpara se të ngjitej në fron.

Titulli i Princit të Uellsit i jepet tradicionalisht trashëgimtarit. Në fakt, titulli “pushon së ekzistuari plotësisht” kur Princi i mëparshëm i Uellsit bëhet mbret, që do të thotë që tani askush nuk është Princi i Uellsit derisa Charles të arrijë t’i japë titullin William-it. Ndërkohë, titulli Duka i Cornwall-it i shkon tradicionalisht djalit të madh të monarkut, që është padyshim Princi William.

Kur Princi William të bëhet Princi i Uellsit, Kate Middleton do të bëhet Princesha e Uellsit, një titull që e mbajti për herë të fundit Princesha Diana sepse Dukesha Camilla zgjodhi të mos e përdorte për respekt.

Kate do të bëhet gjithashtu Dukesha e re e Cornwall-it, si dhe Dukesha e Rothesay (një titull skocez që aktualisht mbahet nga Camilla).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit