-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ç’diferencë moshe duhet të keni me partnerin/en?

Kryesoret

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin apo jo. Ndër to, janë vlerat, tërheqja, personaliteti, interesat dhe jo më pak e rëndësishme është mosha.

Ndërsa është e vërtetë që një diferencë e moshës në marrëdhënie prej 10 vjetësh ose më shumë mund të rrisë shanset tuaja për të pasur probleme martesore, a ka një diferencë në moshë që garanton sukses në marrëdhënie?

Pavarësisht nëse jeni ende në kërkim ose keni gjetur tashmë “të duhurin”, me siguri tashmë e dini se nuk ka një recetë të saktë për një marrëdhënie të suksesshme.

Diferenca ideale e moshës në marrëdhënie

Sipas një studimi në Journal of Population Economics, kënaqësia martesore ulet më shumë në çiftet me një diferencë më të madh moshe krahasuar me çiftet me mosha më të ngjashme.

Çiftet me një diferencë moshe zero deri në tre vjet treguan kënaqësi më të madhe se ata me një diferencë prej katër deri në gjashtë vjet.

Po kështu, çiftet me një diferencë prej katër deri në gjashtë vjet treguan kënaqësi më të madhe se ato me një diferencë më shumë se shtatë vjet. Në përgjithësi, kënaqësia martesore u ul me rritjen e diferencës në moshë.

Një teori e mbështetur nga provat e ofruara në studim është se çiftet në moshë të ndryshme janë më pak elastike ndaj goditjeve negative në marrëdhënie, duke përfshirë vështirësitë ekonomike dhe sëmundjet. Megjithëse nuk janë testuar në mënyrë specifike, janë përmendur faktorë të tjerë të lidhur me ciklin e jetës, duke përfshirë fëmijët dhe pensionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit