Lufta kibernetike vazhdon kundër Shqipërisë. Sot kryeministri Edi Rama akuzoi se pas sulmit mbi TIMS qëndron sërish Teherani.
Por Irani ka dënuar sanksionet e SHBA-ve kundër Ministrisë së inteligjencës me argumentin se sulmet kibernetike të Shqipërisë janë skenar i SHBA-ve.
“Një skenar i tillë është krijuar nga administrata amerikane, jo qeveria e Shqipërisë, dhe Tirana ka rënë viktimë e skenarit që Uashingtoni ka shpikur vetë kundër Republikës Islamike të Iranit”, tha Kan’ani.
Ai vazhdoi duke thënë se sanksionet e reja, ashtu si veprimet e mëparshme të paligjshme të SHBA-së kundër ministrisë iraniane, nuk do ta pengojnë personelin e saj në asnjë mënyrë që t’i shërbejë popullit iranian dhe të garantojë sigurinë e tyre” thuhet në njoftimin e ministrisë së Iranit.