Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, janë pritur me ngrohtësi nga turmat me njerëz të mbledhur në portat e Kështjellës Windsor.
Të pranishmit qëndruan të heshtur si shenjë respekti, ndërsa çiftet bënin homazhe për Mbretëreshën, përpara se njerëzit të shpërthenin në duartrokitje dhe brohoritje teksa afroheshin.
Katër anëtarët e familjes mbretërore, kanë shtrënguar duart me dashamirësit që janë rreshtuar përgjatë rrugës për në Kështjellën Windsor.
Kjo është shfaqja e parë publike që çiftet mbretërore kanë bërë së bashku që nga vdekja e mbretëreshës.