Sot bëhen 21 vjet që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.
Presidenti amerikan Joseph Biden do t’i drejtohet rastit dhe do të vendosë një kurorë në Pentagon, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ndërkohë, Zonja e Parë, Jill Biden do të flasë në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Shanksville, Pensilvani.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj do të marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore në Qendrën Përkujtimore Kombëtare të 11 Shtatorit në Nju Jork.
Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.
Pas këtij sulmi, SHBA-të dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste Al Qaedas në Afganistan, për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.
Kujtojmë se të 246 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në katër avionë vdiqën, në Kullat Binjake, 2.606 njerëz vdiqën në vend ose më vonë nga plagët, dhe 125 njerëz vdiqën në Pentagon.
Viktima më e re ishte Christina Lee Henson dy vjeçare, e cila vdiq në një nga aeroplanët me prindërit e saj, Peter dhe Sue.
Më i moshuari ishte 82-vjeçari Robert Norton, i cili ishte në një avion tjetër me gruan e tij Jacqueline, me të cilën po udhëtonte për në një martesë.