Flamur Totaj, nga Poliçani ka humbur jetën paraditen e sotme pasi një zjarr i ndezur në ullishte i doli jashtë kontrollit.
Raportohet se shtetasi 73-vjeçari, ka ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat.
Njoftimi i polcisë:
Shtetasi F. T. nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin.
Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.