-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush i trashëgon 500 milionë dollarë pasuri të Mbretëreshës Elizabeth

Kryesoret

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator në rezidencën e saj në Balmoral të Skocisë dhe pas, la shtatë dekada mbretërimi, mes uljesh e ngritjesh, por gjithnjë në qendër të vëmendjes si një monarke e dahsur nga publiku.

Gjithsesi, me mbylljen e syve për herë të fundit, ajo nuk lë pas thjesht 70 vjet histori, por edhe një pasuri tepër të konsiderueshme monetare, e cila kap vlerën e 500 milionë dollarëve.

Teksa, gjithë asetet e familjes mbretërore britanike, arrijnë vlerën e 28 miliardë dollarëve.

Si ndahen ato? Përkatësisht, pasuritë e paluajtshme janë ato të cilat kapin vlerën më të lartë, me 19.5 miliardë dollarë.

Vetëm Buckingham Palace si strukturë, kushton 4.9 miliardë dollarë, duke qenë edhe aseti më i shtrenjtë i kurorës britanike dhe duke u marrë si entitet më vete në pasuritë e paluajtshme.

Vlera e aseteve personale të Elizabeth II, kap shifrën e 500 milionë dollarëve, ku 70 milionë janë trashëgimi e lënë nga mamaja e saj, kur ajo u shua në vitin 2002, duke përfshirë sete të shtrenjta pikturash, pullash postare, porcelani e bizhuterishë.#

Në bazë të vlerësimeve, vlerën kryesore të trashëgimisë së Elizabeth II, do ta marrë Mbreti Charles III, teksa pjesa tjetër do të ndahet mes tre fëmijëve të tjerë të Mbretëreshës, si edhe mes nipërve e stërnipërve të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit