-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kadyrov: Nëse Ushtria ruse bën prapë gabime, do merrem vetë me ta

Kryesoret

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, i ka idetë e qarta kur vjen puna tek lidershipi i Ushtrisë ruse, pasi pretendon se këta të fundit, kanë bërë gabime.

“Do shkoj të merrem personalisht me ta nëse nuk ka ndryshime dhe përsëriten gabimet e deri tanishme”, i qortoi Kadyrov vendimmarrjet ruse, sa i përket frontit të luftës në Ukrainë.

Këtu, ai ka parasysh edhe ditët e fundit të luftimeve, ku Ukraina po fiton terren në Kharkiv dhe po spraps trupat ruse të vijës së parë.

Po ashtu, Kadyrov shpesh ka kritikuar kapjen e figurave të larta ushtarake ruse, përfshi gjeneralë, nga Kievi, si edhe një dorëlëshueshmëri të herë pas hershme të forcave të Moskës karshi “armikut”.

Vetë Kadyrov, mendohet se është i përfshirë direkt në masakrën në Bucha, rrethinë e Kievit, në të cilën qindra qytetarë të pafajshëm kanë gjetur vdekjen pas mësymjes ruse. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit