Presidenti Vladimir Putin dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme.
Këtë e ka bërë të ditur Kremlini, duke nënvizuar se biseda është zhvilluar me iniciativën e Macron. Agjencia ‘Ria Novosti’ bën me dije se dy krerët e shteteve folën veçanërisht për situatën në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.
Në bisedën telefonike, Macron dhe Putin shprehën gatishmërinë e tyre për të nisur një “ndërveprim, jo të politizuar” për situatën rreth uzinës së Zaporizhzhia, me përfshirjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Gjatë bisedës telefonike me Macron, Putin i tha homologut të tij francez se Kievi përdor “armët perëndimore kundër infrastrukturës civile në Donbass”.