-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aurel Plasari: Jemi te gjuha, pasiqë-izmi nga parazitët gjuhësorë të serbishtes

Kryesoret

Në shqip “pasí” është lidhëz, që përdoret në një fjali të varur kohore, veprimi i së cilës kryhet përpara veprimit të shprehur, p.sh.: “pasi gazetari hëngri racionin e ditës…” etj. Përdoret edhe në fjali të varur për të shprehur marrëdhënie të ndryshme shkakore, p,sh.: “Pasi pronari nuk pagoi gazetarin…” etj.

Ndër ligjet universale – dhe praktike – në përdorimin e shkruar të gjuhëve, të çdo gjuhe, është dhe ligji i ekonomisë (i kursimit) në gjuhë. Prova e tij bëhet duke hequr pjesën e dyshuar për parazitare: ndryshon gjë në kuptimin e asaj që themi? Jo. Atëherë kemi vërtetuar që kishim të bënim me një trajtë parazitare dhe e flakim tej.

Në këtë rast, përderisa në shqipe është e mjaftueshme vetë lidhëza “pasi”, përse do t’i duhet ngjitur lidhëza tjetër “që”? I duket ndokujt se po e shkruan shqipen më bukur me “pasiQË”?

Për kureshtjen e atyre që dëshirojnë të mësojnë më tej se nga është sajuar vallë kjo “pasiQË”-ja, e cila u duket fashion disa gazetarëve dhe publicistëve shqiptarë, ndonjëherë edhe me emra ndikues në mediat e shqipes, po saktësoj:

Kjo trajtë parazitare ka ardhur nga shkrues të shqipes të ndikuar prej gjuhës serbe. Si në shembujt që kam dhënë më poshtë pikërisht prej një përkthimi. Sepse në serbisht nuk mund të thuhet “pasi” (након) pa i shtuar prapa një “që” (што). Forma serbishte është pra “након ШТО аутор” dhe të ndikuarit nga serbishtja, njëherësh njohës të këqij të shqipes, e imtojnë me “pasiQË autori”.

Shpresoj të jemi marrë vesh: që “pasiQË” nuk ka kurrfarë sharmi, përveç një majmunizmi parazitar nga serbishtja. Shqipes lidhëza “pasí” i mjafton pa nevojë për ndonjë bisht.

JEMI QË JEMI TE GJUHA

Deri tani, ndër këta që sot dhënkan mend për çështje të shkollës, më kanë dalë në FaceBook tre “specialistë të arsimit”, mosozot edhe “mësues”.

Dy prej tyre e shkruajnë shqipen me 35 shkronja, njëri madje me 34. As duan t’ia dinë që shqipja shkruhet me një alfabet prej 36 shkronjash, ndërsa japin mend për çështje të shkollës!

Mund të thoni se nuk kanë faj, nuk dinë ta përdorin tastierën gjermane, italiane etj. për të shkruar ë-në dhe ç-në. Nëse nuk dinë kaq, më mirë të hanë nga ai që rekomandonte Faik beu në vend që të japin mend për çështje të shkollës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit