-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bandat shqiptare nuk ndalen në Spanjë, tentuan grabitjen e yllit të Real

Kryesoret

Javët e fundit, mediat spanjolle kanë raportuar për disa grabitje të ndodhura në shtëpitë e lojtarëve të La Ligës.

Dy rastet më të fundit kanë qenë ato të ish-sulmuesit të Barcelonës, Obamejang, dhe të mbrojtësit të Realit të Madridit, Dani Karvahal.

Në rastin e sulmuesit nga Gaboni, besohet se ishte një bandë italianësh – nga përshkrimi që i ka bërë bashkëshortja e tij – që u fut në shtëpi duke grabitur sende me vlerë dhe para, e duke mos kursyer as vetë sulmuesin, që pësoi disa dëmtime në kokë.

Në rastin e Dani Karvahal mediat spanjolle kanë raportuar se besohet të ketë qenë një bandë shqiptare grabitësish, të cilët kanë tentuar të futen në shtëpinë e mbrojtësit të Realit të Madridit.

Lajmi është bërë me dije nga gazeta “ABC”, që ka nënvizuar se “një bandë shqiptare ka tentuar të futet në shtëpinë e Dani Karvahalit për të vjedhur”.

Por përpjekja e tyre për të mësyrë në shtëpinë e mbrojtësit ka dështuar.

Kjo nuk është hera e parë që bandat shqiptare përmenden në shtypin spanjoll si protagoniste në grabitjen e shtëpive të lojtarëve të La Ligës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit