Në një bashkëbisedim në sheshin ‘Demokracia’ për figurën dhe misionin e Azem Hajdarit, Berisha foli edhe për situatën e qeverisë ditëtë e sotme,
Ai u shpreh se Rama duhet të largohet me urgjencë nga pushtetii, pasi Shqipëria po kthehet në një vend monist.
Fjala e Plotë
“Në këtë takim simbolik , me shumë të drejtë mund ta quanim dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik. Në fakt është më shumë se rrezik.
Ne sot jemi në kushtet e një pushteti , ku kemi rikthimin e monizmit absolut në Shqipëri . Dallimi më themelor i monizmit absolut dhe një demokracie është se i pari nuk voton , i dyti voton.
I pari nuk përfaqëson i dyti përfaqëson.
Kjo që ka ndodh në Shqipëri është rikthim i monizmit të plotë me të gjitha forma të tjera persekutimi, jo me kampe.
Rama sot tregonte me mburrje persekutimin e një mësueseje, se si i kishin kontrolluar asaj Facebook.
Në vitin 90 ka qenë një poet që quhej Lazer Stani, e hoqën sepse u fejua me Luljeta Lleshanakut mbesa e Abaz Kupit.
Sa u diktua që u fejua e hoqën Lazin nga ‘zëri i Rinisë’. A nuk bëri të njëjtën gjë ky me mësuesen pse ajo foli për qeverinë.
Shembuj të tillë janë të pafund,. Edmond Budina tha është shtet mafie, kjo është e vërtetë. Ky shtet sot shumë më problematik se ai në ’90.
Ai në ’90 ishte diktatorial kishte mbushur Shqipërinë me burgje, por në fund e pa se populli mund t’i rezervonte fatin e Causheskut.
Sot Rama ka të gjitha pushtetet , ka mafien krimin dhe kjo do të thotë guxim…Situata sot është e komplikuar.
Zgjidhje i japin ata që besojnë tek liritë e individit, tek familja, kombi…”, tha Berisha.