Nafta e kontrabanduar me anije po kthehet në një problem serioz për vendin. Një tjetër anije, e cila vinte nga brigjet e Libia po kontrollohet nga anti-kontrabanda.
Dyshohet se anija është e mbushur me naftë kontrabandë, dhe për këtë Policia Kufitare po kryen kontrolle të imtësishëm. Anija ka të deklaruar aktivitetin e saj për importimin e naftës nga Libia, por dyshohet se sasia në të është më e madhe seç është deklaruar.
Ekuipazi i anijes është libanez, ndërsa nafta është ngarkuar për një subjekt shqiptar