-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e parë e vitit shkollor, PD: Kushte të tmerrshme, të ngrihemi në protestë

Kryesoret

Ditën e stome nisi viti i ri shkollor 2022 – 2023, shumë fëmijë nisën rrugëtimin e tyre të parë drejt dijes dhe shumë të tjerë u rikthyen në bankat e shkollës.

Me anë të një deklarate për shtyp Partina Demokratike uron nxënësit dhe njëkohësisht denoncon kushtet  e këqija në të cilat ndodhen shkollat shqiptare.

“Viti i ri shkollor 2022 – 2023 nis me kushte më të keqija se më parë.  Ky vit nis pasi mbi 700 shkolla, të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin kurse 90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm ndërkohë që fondet vidhen dhe ndërtohen shkolla me 4-5 milionë euro, d.m.th. 7-8 herë më të larta se në Europë”, tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Gjithashtu PD ju bën thirrje nxënëse, prindërve dhe mësuesve të ngrihen në protestë.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjendjen e rëndë në të cilën fillon punën këtë vit sistemi arsimor në Shqipëri, Partia Demokratike fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihen në protesta të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor”, shtoi Garo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit