Ka përfunduar samiti i Brdo-Brionit në Slloveni. Presidenti slloven, Borut Pahor dhe ai kroat, Zoran Milanoviç në konferencën e përbashkët për media përmenden edhe dialogun Kosovë-Serbi.
Milanoviç e tha hapur se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, ai slloven u shpreh më i rezervuar.
“Fatkeqësisht nuk do të kemi mundësi që të bëjmë miratimin e deklaratës edhe pse kemi bërë hartimin e saj, pasi kishte çështje që na kanë ndarë.
Gjatë konferencës që ishin edhe vendimet e përbashkëta, na jepen mundësi neve që t’i miratojmë disa pika si konkluzion”, tha Pahor.
6 konkluzionet e arritura në këtë samit:
1. Ritheksuam rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, zgjerimi është më shumë se kurrë gjeopolitik.
2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim.
3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit të kandidatit për Bosnjë dhe Hercegovinën deri në fund të vitit 2022.
4. Ne bëjmë thirrje për liberalizimin e vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022.
5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike.
6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe për të hapur çështjet në rajon.