Hashash, marijuanë dhe kokainë, këto ishin tre llojet e drogës që u gjetën në garazhin e shtëpisë së një shqiptari në Itali.
Sasia e drogës rreth 100 kg u gjet nga qeni antidrogë i policisë. Qeni i është afruar derës së garazhit ka nuhatur erën e fortë të drogës së fshehur brenda tij.
Nga ana tjetër shqiptar i u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në burgun Don Bosco në Pizë, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për hetimin e mëtejshëm të çështjes. Autoritet italiane bëjnë me dije se ai mund të jetë një nga furnizuesit më të fuqishëm të zonës.