-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italiani çoi në prokurori ish-kreun e bashkisë dhe Urbanistikës së Sarandës

Kryesoret

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër-arreste për dy padi që kanë të bëjnë me pronat. Dy italianë kanë kallëzuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për legalizimin e një prone. Sipas News24, është paditur ish-kreu i bashkisë dhe ish shefi i Urbanistikës.

Në 10 raste janë kallëzuar zyrtarë të Bashkisë Sarandë lidhur me favorizim ndërtimesh të paligjshme, prishje të padrejta ndërtimesh dhe mosveprime për goditjen e ndërtimeve të paligjshme apo lirimin e hapësirave të zaptuara.

Në 6 raste janë kallëzuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK Sarandë lidhur me legalizime të paligjshme, regjistrime e pajisje të paligjshme me certifikate pronësie dhe mosvperim lidhur me detyrime ligjore.

Një nga kallëzimet e tjera është e një qytetari nga Saranda, i cili ka kallëzuar përfitimin e 990 m2 pronë publike në lagjen nr. 4 përmes dokumenteve të falsifikuara dhe rasti i fundit i takon kallëzimit të një qytetari për një ngjarje sipas tij të ndodhur në vitin 2006, ku kryetari i bashkisë i asaj kohe në bashkëpunim me shefin e urbanistikes, kanë falsifikuar dokumentet duke i dhënë një truall 300 m2 në pronësi të kallëzuesit, një shtetasi tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit