-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënoi gjyqtaren që po heton çështjen e Trump, gruaja arrestohet nga FBI

Kryesoret

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka akuzuar një grua nga Teksasi për kërcënime me telefon kundër gjykatëses federale në Florida. Kjo e fundit po kryeson emërimin e një eskperti të pavarur për të shqyrtuar dokumentet që FBI-ja sekuestroi në vilën e Trump.

Në një kallëzim penal të paraqitur më 6 shtator, një agjent i FBI-së tha se Tiffani Shea Gish, e cila jeton në zonën e Hjustonit, la një sërë mesazhesh kërcënuese me zë për gjyqtaren e qarkut të SHBA.

Gish përballet me dy akuza penale, përpjekja për të ndikuar tek një zyrtar federal përmes kërcënimit dhe komunikimet ndërshtetërore duke kërcënuar për rrëmbim ose lëndim.

Zonja Cannon, e cila u emërua gjykatëse në vitin 2020 nga ish presidenti Donald Trump, vendosi javën e kaluar të pranonte kërkesën e ish-presidentit megjithë kundërshtimet e Departamentit të Drejtësisë për të emëruar një “ekspert të posaçëm”.

Ankesa thoshte se Cannon mori tre mesazhe kërcënuese me zë nga Gish, e cila në disa prej tyre e quajti veten “Evelyn Salt”, personazh i një filmi i portretizuar nga aktorja Angelina Jolie ku protagonistja ishte agjente ruse e dërguar si fëmijë në SHBA që të infiltrohej në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA)./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit