Dita e parë e shkollës ka nisur ters në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.
Disa prindër janë përfshirë në konflikt me drejtoreshën e kësaj shkolle, për shkak të ngarkesës dhe ndërrimit të orareve të mësimdhënies.
Sikurse duket në fotot e shkrepura nga LSA, është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë për shuarjen e konfliktit.