-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Ja oligarku që i dha një kafe Ramës dhe përfitoi miliona euro

Kryesoret

Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu, akuzo kryeministrin Rama se i ka dhënë pa garë investitorit strategjik, kompanisë Gjikuria, 9200 m2 pronë në bregdetin e Himarës.

“Për të favorizuar mikun e tij, për Edi Ramën 9200 m2 në bregdetin e Himarës, pronë e qytetarëve shqiptarë, kushton vetëm 1200 lekë të vjetra. Thënë ndryshe për Edi Ramën, 9200 m2 pasuri e shqiptarëve kushton më pak se 1 kafe në Himar”, u shpreh Agalliu.

Po kush është oligarku i Ramës sipas PD?

Po kush është oligarku i Edi Ramës që ka përfituar 9200 m2 pasuri të shqiptarëve duke i paguar Buxhetit vetëm vlerën e një kafeje në Himar?

Është i njëjti oligark që një vit më parë, më datë 4 Shkurt 2021 ka përfituar statusin investitor strategjik për një tjetër projekt, të quajtur “Coast to Coast”, që gjithashtu parashikon ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 3 hotele, qindra vila rezidenciale, rinovimi i 40 (dyzet) shtëpive tradicionale dhe 1 (një) fermë me prodhimet bujqësore, në një sipërfaqe totale prej 21 ha. Edhe në këtë rast Qeveria parashikon në vendim që ti vendos në dispozicion pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin e strukturës akomoduese turistike.

Është i njëjti oligark që Qeveria i ka dhënë me koncesion ndërtimin e rrugës “Orikum – Llogara”, me vlerë rreth 50 milion euro, me vlerë 3 fishi i çmimit në vendet e tjera të rajonit dhe europës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit