Goli i anuluar i Milik në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Salernitanës, i ka hequr dy pikë Juventusit dhe ka tërbuar pa masë trajnerin Masimiliano Allegri. Ai protestoi ashpër dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Në konferencën për shtyp trajneri bardhezi u mundua të shmangë polemikat, por tha së Candreva ishte shumë mbrapa dhe i mbante të gjithë në lojë.
“Unë nuk dua të flas për arbitrat, por shikono Candrevën pranë flamurit të këndit. I mban të gjithë në lojë dhe nuk ka pozicion.
Pastaj Bonuccin e tërheqin qartazi nga fanella para se të shkojë në atë pozicion dhe duhej një tjetër penallti. Megjithatë në pjesën e parë gabuam shumë dhe ndoshta nuk meritonim më shumë se kaq”, tha Allegri.