Adham Papadhami, i cili ka mbajtur për dy vite postin e drejtorit të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, në Korçë është shkarkuar ditën e sotme.
Dyshohet se një javë më parë atij i është dërguar letra për shkarkimin e tij, por ende nuk janë bërë të qarta motivet.
Ndërkohë që postin e tij tashmë do ta mbajë Kujtim Agolli, i cili është drejtor i komanduar deri në një emërim zyrtar nga qeveria. Pritet një njoftim zyrtar nga ky institucion për të sqaruar më tej rrethanat e shkarkimit.