-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skenarët mbi zhdukjen e mistershme të Vis Martinajt

Kryesoret

Një muaj asnjë gjurmë. Policia shqiptare ende nuk ka asnjë përgjigje se kush është fati i Ervis Martinajt. Kemi të bëjmë me krim apo inskenim?

Kryeministri Edi Rama i kërkoi drejtorit të ri të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku që shumë shpejt të dalë me një përgjigje konkrete nëse është gjallë apo vdekur.

Në mungesë të përgjigjes së shtetit dhe heshtjes nga pala tjetër në lojë futet konspiracioni. Mbreti i basteve kishte shumë armiq, por a mund të jetë rrëmbyer dhe eliminuar? Përgjigje ende nuk ka.

Po nëse e kanë rrëmbyer dhe eliminuar, pse nuk e bëjnë publike? Përgjigjen e japin shpjegime të ndryshme. Kur vret një rival, mund ta bësh publike ose jo. Po përse jo? Këtu ka disa teori.

E para, kjo mund të ndodhë për të shmangur direkt hakmarrjen duke e lënë evazive zhdukjen e kundërshtarit duke lënë të kuptohet se mund të jetë gjallë.

Nga pala e dëmtuar nuk ka lëvizje për luftë, pasi e para nuk dihet fati i “bosit” dhe e dyta nuk dihen armiqtë.

Koha kalon. Gjasat për t’u hakmarrë bien. Dhe grupi vendos një shef të ri, të cilit mund të mos i interesojë hakmarrja.

Anëtarët e grupeve kriminale jo gjithmonë janë besnikë të shefit deri në vdekje. Por a është ky rasti konkret? Këtë nuk mund ta themi.

Dilema vazhdon, rasti i Ervis Martinajt është krim apo inskenim? Me gjasë duhet të kalojnë disa muaj për të pasur një përgjigje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit