Ditën e sotme SPAK ka kërkuar 1 vit burg me gjykim të shkurtuar, e konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.
SPAK kërkon që Çiftja të shpallet fajtore për akuzat e refuzimit për deklarim dhe fshehje dhe falsifikim dokumentash në formen e përdorimit.
Çiftja akuzohet se falsifikoi 2 kontrata, duke mashtruar një bankë dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie.
Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.
Megjithëse prej disa muajsh në hetim, Etleda Çiftja vijon detyrën në KPK, duke dhënë vendime për gjyqtarë dhe prokurorë që dalin në Veting.