Shqipëria po boshatiset. Sot 29 mijë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
Por periferia po zbrazet dita ditës. Rasti konkret dhe i dhimbshëm vjen nga Elbasani.
Në shkollën e Griqanit në Bashkinë e Elbasanit edhe pse me klasa të bashkuara nga e para deri në të pestën dhe nga e gjashta deri në të nëntën, sërish ato janë bosh.
Në bankën e klasës së parë sot u ul vetëm një nxënës.
Por ky nuk është rasti i vetëm. Edhe disa shkolla të tjera të vendit po përballen me këtë fenomen.