Menaxherë, ligjvënës, nëpunës, dhe drejtorë ekzekutivë, janë disa nga profesionet që kanë përfituar më së tepërmi gjatë tremujorit të dytë të 2022.
Sipas të dhënave nga INSTAT pagat e këtyre profesioneve arrin deri në 100 mijë lekë të reja, dhe janë 68.4% më e lartë se paga në nivel mesatar.
Më pak të paguarit janë punëtorët, profesione elementare.

Nga ana tjetër sipas të dhënave papunësia në vend ka rënë në nivelet më të ulëta të tre dekadave të fundit. Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,1 %.
Po ashtu INSTAT ka treguar se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.