-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet

Kryesoret

Në nisje të viti të ri shkollor deputetja demokrate Ina Zhupa, ka denoncuar shpopullimin e vendit nga të rinjtë duke ngritur alarmin përmes publikimit të shifrave.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa thekson se fatkeqësisht 226 mijë nxënës janë më pak në bankat e shkollës në 15 vjet, çka tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja.

“Vit të mbarë shkollor nxënës dhe mësues!  Fatkeqësisht 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet.

Shifër alarmante që tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja.

Por edhe pse nxënës më pak, mungesa e vullnetit politik për t’i çuar paratë dhe investimet te arsimi ka bërë që problemet të jenë edhe më të thella se 15 vite më parë”.

Sipas saj problemet në arsim janë më të thella se 15 vite më parë, nga mësimi me turne te tekstet e përdorura apo mungesa e ujit dhe ngrohjes.

“Nga premtimet me klasa digjitale edhe me 4 milionë euro të harxhuara kemi kaluar te librat e përdorur dhe kërcënimet për fëmijët”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit