Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Një kamion ka përplasur për vdekje një 35-vjeçare, teksa kjo e fundit po kalonte rrugën.
Njoftimi i policisë
Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.