-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksioni “Brezovica”, kërkohet paraburgim edhe për një të dyshuar

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke vazhduar hetimet në rastin Brezovica dhe në lidhje për këtë rast është kërkuar paraburgim edhe për një person.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një komunikate për media.

“Sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Qëllimi i aksionit “Brezovica” është identifikimi i ndërtimit të objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.

Më 19 gusht, Prokuroria Themelore në Ferizaj, është duke vazhduar operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e vikendshtëpizave në zonën e Brezovicës.

Pesë aksionet “Brezovica”

Nga pesë aksionet e mëparshme të policisë dhe prokurorisë në këtë rast, deri më tani janë arrestuar 26 të dyshuar, prej të cilëve 4 janë liruar në procedurë të rregullt dhe 19 prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit, kurse u janë bllokuar afër 6 milionë euro.

Ndërsa, tre të dyshuarve në këtë rast, iu është caktuar masa e sigurisë, me të cilën iu është urdhëruar paraqitja në stacion policor dhe ndalimi për t’iu ofruar vendit apo personit të caktuar.

Në mesin e këtyre të arrestuarve, është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç, i cili dyshohet se ka përfituar 1 milion euro jashtëligjshëm nga dhënia e lejeve për ndërtim të villave në zonën e Brezovicës.

Ndryshe, aksioni “Brezovica”, filloi më 21 dhjetor 2021 dhe është i udhëhequr nga prokurori Rasim Maloku nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, të cilët kanë zhvilluar këtë aksion në Komunën e Shtërpcës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit