-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon këshilltarin e Macronit

Kryesoret

Miroslav Lajçak, ka takuar këshilltarin kryesor diplomatik të presidentit Emanuel Macron, për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajcak përmes një njoftimi në Twitter theksoi se ndihet i lumtur për takimin që pati, nga ku diskutuan për vizitën në Beograd

Më tej, emisari special i BE’së thotë se temë e diskutimeve ishin edhe hapat e ardhshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shumë i lumtur që u takova me Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Macron, sot në Paris. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në punën time”, tha Lajcak.

Kujtojmë se Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz thanë më 4 shtator se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Ata thanë se kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Bonne, për t’i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit